Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Capello kujton Eriksson: Kundërshtarë shpesh, armiq kurrë

Capello kujton Eriksson: Kundërshtarë shpesh, armiq kurrë

12:46, 27/08/2024

“Bëmë shumë beteja kundër njëri-tjetrit, veçanërisht në Romë, kur derbet vlenin kampionatet”

Fabio Capello ka dashur të kujtojë trajnerin suedez Sven Goran Eriksson, i cili u nda nga jeta dje në moshën 76-vjeçare dhe ishte kundërshtar në fushë në shumë derbi në kryeqytet mes Romës dhe Lazios.

“Shpesh kundërshtarë, kurrë armiq - filloi ai -. Dhe po, bëmë shumë beteja kundër njëri-tjetrit, veçanërisht në Romë, kur derbet vlenin kampionatet. Unë isha në stolin e verdhekuqve, ai në pankinën e Lazios. Megjithatë, kur mendoj për Sven Goran Eriksson, kurrë nuk shoh një rival para syve të mi. Në fakt, kujtimi më i mirë për të nuk ka të bëjë fare me fushën”.

“Ishte verë dhe unë isha me gruan time me pushime në Portugali, kur një ditë Sven më ftoi në shtëpinë e tij në Cascais. Një vend i shkëlqyer, 200 metra larg oqeanit, me një pamje të jashtëzakonshme. Eriksson e kishte mobiluar me mobilje prestigjioze, të gjitha italiane”.

“Ai ishte një njeri me klas, nuk ka dyshim për këtë. E kaluam gjithë pasditen duke folur për diçka tjetër përveç futbollit. Familja, deti, gjërat e jetës - vazhdoi Fabio Capello -. Ishte një moment shumë i bukur, të cilin ende e kam për zemër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco