Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Benzema: Nuk më pëlqen të flas për sezonin e kaluar, Liga Saudite është në nivelin e Europës

Benzema: Nuk më pëlqen të flas për sezonin e kaluar, Liga Saudite është në nivelin e Europës

12:36, 27/08/2024

Karim Benzema u përfshi në një skandal, kur vendosi të mos paraqitet në stërvitje nga 28 dhjetori 2023. Duke mos dhënë asnjë shenjë për pesë ditët në vijim, mediat saudite e shpallën ‘të zhdukur’. Madje as trajneri Marcelo Gallardo nuk e dinte se ku ishte. Gjithçka u qetësua kur u mësua se francezi kishte autorizim nga klubi, por nuk dihen detaje të tjera për atë që ka ndodhur.

Tani, francezi theu heshtjen duke thënë se ajo që ndodhi ishte thjesht diçka shtesë, e lidhur me futbollin, dhe se nuk e lejonte të përqendrohej” “Nuk më pëlqen të flas për sezonin e kaluar. Po, është e vërtetë që kishim shumë probleme, nuk ishim të fokusuar te futbolli”.

Megjithatë, ai shtoi se kjo përvojë i ka dhënë shumë mësime për t’u përmirësuar sezonin e ri: “Presioni është pjesë e jetës suaj. Unë e kam ndier presion që në moshën 18-vjeçare, kur kam filluar të luaj futboll profesionist. Sidoqoftë, presionin e kam shndërruar në ambicie. Prandaj mund të them që për këtë sezon nuk ndjej presion, kam vetëm ambicie. Pikërisht ambiciet më motivojnë, më shtyjnë të jem i mirë në atë që bëj”.

Në para-sezon, Al-Ittihad u përball me Interin dhe fitoi 2-0, me një dopietë të Moussa Diaby. Këto lloj ndeshjesh, sipas Benzema, tregojnë se Liga Saudite është në nivelin e Europës: “Ne jemi këtu për të konkurruar me skuadrat e mëdha europiane. Diçka që po ndodh tashmë, sepse Interi është ndër 10 më të mirët në Europë”.

Ai foli edhe për Botërorin që do të luhet në Arabinë Saudite dhe tha se kjo është pasqyrë e gjithçkaje që ka ndodhur në tri vitet e fundit në këtë vend: “Emrat e mëdhenj që kanë ardhur në këtë futboll tregojnë se është një ligë me nivel të lartë. Kjo do të hapë shumë dyer”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco