Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Finidin dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me Osimhen, ja kush është trajneri i ri i Nigerisë

Finidin dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me Osimhen, ja kush është trajneri i ri i Nigerisë

11:21, 27/08/2024

Zëvendëson Finidin, i cili dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me emra të mëdhenj si Osimhen

Federata e Futbollit të Nigerisë (NFF) ka emëruar gjermanin Bruno Labbadia, 58 vjeç, si trajner të ri të kombëtares. Trajneri me origjinë italiane pason nigerianin Finidi George, i cili dha dorëheqjen në qershor, vetëm disa muaj pas emërimit të tij, për shkak të paraqitjeve zhgënjyese të skuadrës në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 dhe mosmarrëveshjeve me disa emra të mëdhenj të ekipit si Victor Osimhen.

Sulmuesi i Napolit, i mërzitur që trajneri e kishte treguar si shembull për faktin se lojtarët më të mirë në vend nuk ishin gjithmonë gati për kombëtaren, kishte sulmuar Finidin duke i shpjeguar se ai nuk kishte luajtur ndeshjet kualifikuese për Botërorin për shkak të një dëmtimi dhe duke i quajtur fjalët e tij thjesht “marrëzi”.

Trajneri i ri do të drejtojë ekipin kombëtar për herë të parë muajin e ardhshëm kundër Beninit dhe Ruandës në kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025. Labbadia, një ish-sulmues, ka drejtuar disa klube të mëdha të Bundesligës dhe është gjermani i gjashtë që udhëheq Nigerinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco