Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Duan ta marrin me çdo kusht Vinicius Jr, sauditët i ofrojnë 500 milionë euro Real Madrid

Duan ta marrin me çdo kusht Vinicius Jr, sauditët i ofrojnë 500 milionë euro Real Madrid

10:38, 27/08/2024

 

Pas një tregu të profilit të ulët të transferimeve, Arabia Saudite duket e gatshme të bëjë gjithçka për të marrë Vinicius Jr në Ligën Pro Saudite. Në orët e fundit, disa media spanjolle kanë raportuar interes për kampionin brazilian të Real Madridit. Oferta për futbollistin në fjalë është një miliard euro për pesë vite, duke përfshirë pagën dhe bonusin për të qenë imazhi i kandidaturës së Arabisë Saudite për Botërorin 2034.

Zyrtarisht oferta nuk ka mbërritur te Real Madridi, por në Arabinë Saudite do të ishin gati ta testonin “Casa Blanca” me një shumë të jashtëzakonshme. Disa ditë më parë gazeta spanjolle “As” pretendonte se sauditët kishin gati 400 milionë euro për “Los Blancos”, ndërsa orët e fundit, “El Chiringuito” zbuloi se oferta është rritur në 500 milionë euro.

Real Madrid, nga ana e tij, ka një qëndrim shumë të qartë për këtë çështje: kushdo që dëshiron Vinicius duhet të paguajë një miliard euro, sa është klauzola e tij e lirimit. Në Valdebebas nuk kanë ndërmend ta shesin futbollistin brazilian dhe pavarësisht gjithçkaje janë mjaft të qetë, pasi nuk e shohin atë jashtë projektit të klubit këtë verë.

Ajo që mund të ndodhë në të ardhmen do të jetë ndryshe. Sipas asaj që u raportua nga ESPN, përfaqësuesit e Vinicius Jr e kanë informuar Real Madridin se nuk janë të interesuar të rinovojnë kontratën e tij (2027), pasi lojtari dëshiron kohë për të vlerësuar nëse do ta pranojë ofertën saudite apo do të vlerësojë të tjera.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco