Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Neymar kërkon rikthimin në Barcelonë, klubi refuzon brazilianin

Neymar kërkon rikthimin në Barcelonë, klubi refuzon brazilianin

09:35, 27/08/2024

 

Nuk është hera e parë që Neymar tenton të kthehet te Barcelona. Kjo kishte ndodhur kur braziliani ishte pjesë e  Paris Saint-Germain, veçanërisht në periudhën e fundit, përpara se të kalonte në Arabinë Saudite te Al Hilal, duke e vënë praktikisht karrierën e tij në hije për arin e Lindjes së Mesme.

Por më pas 100 milionë euro në sezon e bënë të mendohej dhe asi brazilian pranoi, duke i thënë lamtumirë Evropës vitin e kaluar dhe duke nënshkruar deri më 30 qershor 2025.

Megjithatë, thashethemet për një përpjekje të O'Ney për të ripërqafuar Barçën dhe Katalonjën u shfaqën edhe verën e kaluar dhe në raste të tjera, por këtë herë sipas gazetarit spanjoll Gerard Romero, Neymar do të kishte kontaktuar seriozisht me klubin Blaugrana këtë verë, ndërsa ai ishte duke vlerësuar opsionet e duhura për të forcuar anën e majtë të sulmit.

Rezultati? Barça nuk e pranoi ofertën. Sepse Neymar është ende në rikuperim pas operacionit në gjurin e tij të djathtë të kryer në nëntor 2023 dhe gjithashtu humbi Copa America 2024 në SHBA me Brazilin e tij. Por edhe problemet ekonomike të klubit spanjoll konsiderohen si një arsye e fortë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco