Partizani me trajner serb, Veselinovic: E ndiej dashurinë dhe respektin e shqiptarëve

Partizani me trajner serb, Veselinovic: E ndiej dashurinë dhe respektin e shqiptarëve

09:03, 27/08/2024

 

Partizani me trajner serb. Një lajm që nuk është pritur mirë nga të gjithë fansat e kuq, të cilët me ironi për drejtuesit e klubit kanë lënë komente në rrjetet sociale se tashmë quajeni më mirë “Partizani i Beogradit”. Aleksandar Veselinoviç merr zyrtarisht drejtimin e “demave të kuq”, në radhët e të cilëve luajnë edhe 6 lojtarë nga Kosova.

Trajneri 54 vjeçar është prezantuar në konferencën për mediat nga drejtori sportiv i klubit, Arbër Abilaliaj. Më pas, ekipi ka vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes së radhës ndaj Teutës. Seanca e pasdites së djeshme është drejtuar nga Veselinoviç, i cili ka nisur zyrtarisht punën.

Drejtori Arbër Abilaliaj mbajti fjalën hapëse: “Ju falënderojmë për praninë tuaj në këtë prezantim të trajnerit tonë të ri, Aleksandar Veselinoviç. Jemi shumë të lumtur që prezantojmë një profil shumë të rëndësishëm të trajningut në rajon. Eshtë një nga profilet që e kemi ndjekur dhe me dashamirësinë e këmbënguljen e presidencës kemi bërë këtë lëvizje. E afrojmë trajnerin Veselinoviç që të vazhdojë projektin e klubit Partizani”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco