Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Neymar iu ofrua Barcelonës, Flick nuk e donte

Neymar iu ofrua Barcelonës, Flick nuk e donte

22:18, 26/08/2024

Futbollisti brazilian Neymar ka vuajtur nga lëndimet këto vitet e fundit.

Ai aktualisht është pjesë e Al-Hilal në Arabinë Saudite, për të cilin ka vetëm 5 paraqitje për një vit.

Mirëpo, edhe në këtë gjendje, ai i është ofruar ish-klubit të tij, Barcelonës, e cila po kërkon një sulmues anësor të majtë.

Mirëpo, mendim të mirë rreth kësaj çështje nuk kishte trajneri gjerman i Barçës, i cili e refuzoi këtë mundësi, për arsye ende të pa mësuara.

Neymar ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2013 deri më 2017.

Me fanellën e Blaugranëve, Neymar u paraqit në 186 ndeshje, duke shënuar 105 gola dhe duke kontribuar me 76 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco