Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Bernard Berisha dëmtohet rëndë në Rusi, mbyll vitin

Bernard Berisha dëmtohet rëndë në Rusi, mbyll vitin

20:55, 26/08/2024

Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, Bernard Berisha, ka pësuar një dëmtim të rëndë në Rusi, aty ku është pjesë e skuadrës së Akhmat Grozni.

Futbollisti i Kosovës, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, shkruan se do të mungojë për rreth gjashtë muaj dhe do i nënshtrohet një operacioni.

Bëhet fjalë për një dëmtim në “Tendinën e Akilit”, ndërsa vetë 32-vjeçari e cilëson këtë si momentin më të vështirë në karrierë.

“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime.

Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj.

Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë”, shkruan Berisha.

Berisha parashikohet të rikthehet në fushat e lojës në muajin mars të vitit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco