Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Dani Olmo përfiton nga dëmtimi i Christensen për t’u regjistruar te Barcelona

Dani Olmo përfiton nga dëmtimi i Christensen për t’u regjistruar te Barcelona

20:05, 26/08/2024

Tifozët e Barcelonës tashmë mund të ndihen të lumtur, pasi Dani Olmo edhe zyrtarisht mund të paraqitet me klubin blaugran.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se Dani Olmo tashmë është regjistruar si lojtar i Barcelonës, dhe që nga nesër mund të debutojë nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick.

Shkak për këtë “gëzim” u bë dëmtimi i Andreas Christensen, i cili do t’i mungojë Barcelonës për një kohë të pacaktuar.

Olmo nuk u paraqit në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në La Liga.

Spanjolli u transferua për 51 milionë euro te Barcelona nga skuadra gjermane, Leipzig.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën, ndërsa klauzola e lirimit të Olmos është 500 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco