Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Ronaldo: Largimi im do jetë spontan, s’do t’i tregoj askujt

Ronaldo: Largimi im do jetë spontan, s’do t’i tregoj askujt

19:35, 26/08/2024

Superylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar planet për tërheqjen e tij nga kombëtarja e Portugalisë.

39-vjeçari tha se fokusi i tij aktual është të ndihmojë ekipin, por pranoi se tërheqja e tij do të ishte spontane dhe ai nuk do t’i tregojë askujt më parë.

Ronaldo dha një intervistë ekskluzive për “NOW”, e cila pritet të transmetohet në “Jornal” disa ditë më vonë.

Gjatë kësaj interviste, ai deklaroi: “Jam jashtëzakonisht krenar që përfaqësoj ngjyrat tona, është një ëndërr. Prandaj kur të largohem nga kombëtarja nuk do t’ia them askujt paraprakisht, do të jetë një vendim shumë spontan nga ana ime, por edhe shumë i menduar. Tani për tani, ajo që dua të bëj është të ndihmoj ekipin”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco