Partizani mposht Skënderbeun në minutat shtesë

Partizani mposht Skënderbeun në minutat shtesë

22:15, 25/08/2024

Partizani ka arritur të gjejë fitoren e parë në këtë edicion të Superiores(Java e dytë) duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1 në “Arena e Demave”.

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 15-të me një gol mjaft të bukur nga distanca të shënuar nga Rrapaj. Korçarët u përgjigjën me të njëjtën mënyrë në pjesën e dytë me golin e Rabiu në minutën e 51-të.

Korçarët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 84-ët. Ishte pikërisht autori i golit, Rabiu, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.

Për të vendosur fatin e ndeshjes, fitoren në favor të skuadrës së Partizanit, ka menduar Mehmeti, i cili me një goditje brenda zonës ka firmosur për 2-1.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet me 1 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco