Liverpool merr fitoren e dytë radhazi në Premier League, Chelsea triumfon me rezultat të thellë

Liverpool merr fitoren e dytë radhazi në Premier League, Chelsea triumfon me rezultat të thellë

21:47, 25/08/2024

Debutimi fitues për Slot në Anfield: Luis Diaz dhe Salah mposhtin Brentford 2-0. Një super Madueke i jep tri pikët e para skuadrës së Marescas

Dita e dytë e Premier League dhe fitorja e dytë për Liverpoolin e ri të Arne Slot, e para për holandezin në Anfield. Luis Diaz (13') dhe Salah (70') i japin Reds një fitore 2-0 ndaj Brentford dhe e mbajnë skuadrën në majën, në të njëjtën linjë me Manchester City dhe Arsenal.

Chelsea i Maresca-s arriti suksesin e parë, duke mposhtur Wolverhampton 6-2 si udhëtues. Protagonisti i madh i ditës ishte Madueke, i cili shënoi një tripletë(49’, 58’ dhe 63’). Golat e tjerë u shënuan nga Jackson 2’, Palmer 45’ dhe Felix 80’. Golat për Wolverhampton u shënuan nga Cunha 27’ dhe Larsen 45’+6.

Barazimi për Newcastle në transfertë, 1-1 me Bournemouth. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Tavernier 37’, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Gordon 76’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco