Reali merr fitoren e parë për këtë sezon në La Liga

Reali merr fitoren e parë për këtë sezon në La Liga

21:15, 25/08/2024

Ancelotti triumfon falë golave ​​të Valverde, Brahim Diaz dhe të riut Endrick

Në ditën e dytë të ligës spanjolle, Real Madridi gjeti suksesin e parë të sezonit në kampionat. Blancos triumfuan 3-0 brenda mureve të Bernabeut ndaj Real Valladolid. Pas një pjese të parë tejet të komplikuar dhe pa hapësirë, skuadra e Ancelottit e kaloi ngërçin në minutën e 50-të falë finalizimit të Valverde.

Më pas Brahim Diaz dyfishoi shifrat në minutën e 88-të. Në limite të sfidës, talenti i ri, Endrick, përfitoi nga asistimi i Brahimi dhe firmosi 3-0 final. Suksesi i parë për Realin, i cili me këtë fitore ngjitet në 4 pikë, duke kaluar ndër të tjera edhe Valladolidin që ka ngecur në 3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco