Dueli Vllaznia-Tirana do të nisë me 20 minuta vonesë, ja arsyeja

Dueli Vllaznia-Tirana do të nisë me 20 minuta vonesë, ja arsyeja

19:57, 25/08/2024

Dueli mes Vllaznisë dhe Tiranës do të nisë me 20 minuta vonesë. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Shkodra. Arsyeja? Një problem në sistemin VAR ka detyruar zyrtarët e sfidës që të marrin këtë vendim. 

Ngelet për t’u parë nëse ky problem do të zgjidhet gjatë 20 minutave të shtyrjes së sfidës, apo do të pasohet me një tjetër vendim. 

Vlen të theksohet fakti se “Klasikja” mes Vllaznisë dhe Tiranës ishte planifikuar të startonte në orën 20:00. Ky duel është i vlefshëm për javën e dytë të Superiores.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco