Nga Kukësi në Izrael, verilindorët shesin yllin e skuadrës

Nga Kukësi në Izrael, verilindorët shesin yllin e skuadrës

18:40, 25/08/2024

 

Spikati sezonin e kaluar me fanellën e Kukësit, duke shënuar 5 gola me skuadrën verilindore në Superiore.

Sulmuesi nigerian Mustapha Gbolahan Salami është gati për një aventurë të re në karrierë, pasi është transferuar tek izraelitët e Bnei Yehuda. Kukësi ka ruajtur 20% të kartonit të futbollistit në rast rishitjeje.

“Faleminderit Mustapha Gbolahan Salami! Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin izraelit të Bnei Yehuda për transferimin e sulmuesit Mustapha Gbolahan Salami, si edhe ka ruajtur 20% të kartonit të futbollistit. FK Kukësi falënderon Salamin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco