Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Merkatoja drejt fundit, e ardhmja e Osimhen në udhëkryq

Merkatoja drejt fundit, e ardhmja e Osimhen në udhëkryq

13:47, 24/08/2024

 

E ardhmja e Victor Osimhen është gjithmonë e më e paqartë. Një javë para përfundimit të merkatos, sulmuesi nigerian nuk ka gjetur ende një skuadër të re dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Me Napolin që praktikisht e ka mbyllur blerjen e Lukakut, Osimhen tani rrezikon të bëhet një problem real. E vetmja skuadër që ka bërë hapa konkret ka qenë PSG, e cila megjithatë ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare.

Asnjë klub nuk i është afruar kurrë kërkesës fillestare prej 130 milionësh të De Laurentiis, i cili me kalimin e kohës duhej të rimodelonte kërkesat e tij. Roberto Calenda, agjenti i lojtarit, është në kërkim të ofertës më të mirë.

Rreziku më i madh është që asnjë skuadër të mos paraqesë ofertë deri të premten në mbrëmje, duke detyruar kështu Osimhen të qëndrojë te Napoli (por jashtë planeve të skuadrës italiane) të paktën deri në janar. Në sfond është gjithmonë Arabia, ku merkato mbyllet në tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco