Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Kukësi bëhet gati për Kategorinë e Parë, ja 7 përforcimet e kryera nga verilindorët

Kukësi bëhet gati për Kategorinë e Parë, ja 7 përforcimet e kryera nga verilindorët

11:59, 24/08/2024

Kukësi po përpiqet të organizohet me sa të mundet për të përballur kampionatin që starton sot, kur do të presë në shtëpi shijakasit e Erzenit.

Edhe pse me pak ditë në dispozicion, ku pjesa më e madhe e lojtarëve janë të rinj, sërish klubi blu shpreson ta nisë sa më mbarë nën drejtimin e Ilir Spahiut. Në “ndihmë” i vjen paksa edhe kundërshtari, i cili gjithashtu ka nisur vonë përgatitjet dhe në Kukës do të përpiqen që të shfrytëzojnë sa të munden çdo mundësi që do t’u vijë. E rëndësishme është që para kësaj sfide, Kukësi ka një organikë për ta përballuar të paktën këtë 90- të minutësh.

MERKATO – Gazeta ka arritur të zbardhë edhe disa nga afrimet e bëra nga merkaton e Kukësit përgjatë këtyre ditëve, ku së fundmi mund të thuhet se shtatë lojtarë të tjerë i janë bashkuar skuadrës dhe pritet të jenë të gatshëm sot përballë shijakasve. Bëhet fjalë për Redon Danajn, i cili vjen nga radhët e skuadrës së Dinamos. Mesfushori lezhjan ka luajtur më parë edhe për Besëlidhjen, Kastriotin apo Shënkollin. Afrimi tjetër është 21-vjeçari Albi Metani, që vjen nga ekipi i Kastriotit, me vlonjatin që ka milituar disa sezone në radhët e Flamurtarit dhe Turbinës. Me blutë është federuar edhe mbrojtësi Ouen nga Kongo, por që është pajisur edhe me pasaportë kanadeze.

Lista e të huajve vijon me Viktor, 22-vjeçarin nga Nigeria që ka shënuar edhe në miqësoren që verilindorët patën me Partizanin U19 pak ditë më parë. Jusuf është afrimi i radhës, i cili më herët ka qenë edhe në ekipin e Turbinës në kampionatin shqiptar. Bëhet fjalë për një mesfushor nga Nigeria. Kukësi ka afruar njëkohësisht edhe një shqiptar të Kosovës, që luan në rolin e sulmuesit, 16- vjeçarin Oniks Grezda që vjen nga qyteti i Prizrenit. Me Kukësin është bashkuar edhe Xhuljan Kapllanaj, shkodranin që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit të Burrelit dhe luan në rolin e mbrojtësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco