Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

U largua si rekordmen nga Konyaspor, ja ku pritet të vijojë karrierën Sokol Cikalleshi

U largua si rekordmen nga Konyaspor, ja ku pritet të vijojë karrierën Sokol Cikalleshi

09:34, 24/08/2024

Pas lamtumirës me ekipin përfaqësues, Sokol Cikalleshi largohet edhe nga Konyaspor. Në mënyrë surprizë, klubi turk, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bëri zyrtare largimin e Sokol Cikalleshit.

Sulmuesi shqiptar ishte kthyer në një personazh ikonë te Konyaspor duku u shndërruar në golashënuesin më të mirë të huaj në historinë e klubit. Cikalleshi zbarkoi te Konyaspor në vitin 2020, zhvilloi 111 ndeshje, realizoi 30 gola dhe dhuroi 11 assiste.

Cikalleshi del në treg si një lojtar i lirë, ndërsa pritet të vijojnë karrierën e tij në Iran, tek ekipi i Traktorit.

Pavarësisht se në moshën 34 vjeçare, Cikalleshi është në formë shumë të mirë fizike, gati për një aventurë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco