VIDEO/ Xhaka fantastik, dhuron spektakël në duelin e parë të kampionatit

VIDEO/ Xhaka fantastik, dhuron spektakël në duelin e parë të kampionatit

21:02, 23/08/2024

Granit Xhaka e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme me kampionët e Bayer Leverkusen. Mesfushori me origjinë shqiptar, ka shënuar golin e parë të këtij edicioni në kampionat për “aspirinat”. 

Xhaka tundi rrjetën në minutën e 12-të, në duelin ndaj Borusia Monchengladbach, duke iu dhuruar avantazhin kampionëve në fuqi të Bundesligës.  

 

 

Një gol me të vërtetë spektakolar, nga ana e mesfushorit, që me të majtën nga një distancë e konsiderueshme nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndësh. Shqiptari ka zgjedhur të mos festojë, për shkak se në të kaluarën ka qenë pjesë e Monchengladbach.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco