VIDEO/ Mirlind Daku i papërmbajtshëm, bomberi shqiptar realizon golin e katërt radhazi në kampionatin rus

VIDEO/ Mirlind Daku i papërmbajtshëm, bomberi shqiptar realizon golin e katërt radhazi në kampionatin rus

20:08, 23/08/2024

Mirlind Daku është shndërruar në një “makineri golash”  të Rubin Kazani, teksa mbrëmjen e sotme realizoi golin e katërt radhazi dhe të 5-tin në 6 javët e para të kampionatit. 

Sulmuesi shqiptar është padyshim lojtari i momentit jo vetëm te skuadra e tij, por në të gjithë kampionatin rus. 26-vjeçari i dhuroi avantazhin Rubinit në minutën e 45-të të sfidës, duke shënuar me 11-metërsh. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 falë golit të Dakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco