'Do të dridhemi kundër tyre', Guardiola injoron Arsenal-in dhe Liverpool-in në luftën për titull

'Do të dridhemi kundër tyre', Guardiola injoron Arsenal-in dhe Liverpool-in në luftën për titull

19:14, 23/08/2024

 

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka ndarë shqetësimet e tij në lidhje me përballjen me Newcastle këtë sezon.

Citizens janë favoritë për të mbrojtur titullin e Premier League duke fituar katër tituj radhazi në katër sezonet e fundit.

Skuadra e Guardiola-s e nisi sezonin e ri me një fitore bindëse 2-0 kundër Chelsea-t në Stamford Bridge më 18 gusht.

Ata do të përballen me Ipswich-in e ​​sapo ngjitur në Premier në Etihad të shtunën.

Megjithatë, Guardiola çuditërisht nuk ka përmendur Arsenal dhe Liverpool si kërcënimet më të mëdha të Manchester Cityt këtë sezon.

Ai ka thënë se Newcastle do të jetë një kërcënim i madh këtë sezon pasi ata nuk do të luajnë në kompeticionet europiane. Spanjolli tha për Men in Blazers:

“Newcastle do të kthehet të jetë i rrezikshëm sepse ka një ndeshje në javë. Ata nuk kanë kompeticione europiane dhe energjinë me të cilën luajnë, lojën fizike, do ta kenë të madhe duke parë se do të luajnë vetëm me një ndeshje në javë. Kur të luajmë kundër tyre, do të dridhemi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco