ZYRTARE/ Sokol Cikalleshi largohet nga Konyaspor

ZYRTARE/ Sokol Cikalleshi largohet nga Konyaspor

17:29, 23/08/2024

Sokol Cikalleshi është larguar zyrtarisht nga ekipi i Konyaspor. Ka qenë vetë klubi turk, i cili ka njoftuar largimin e sulmuesit shqiptar, teksa e falenderon për kontributin e dhënë në 4 sezone.

“Dëshirojmë të falenderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Konyaspor për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë. I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanellën jeshilbardhrë për 111 ndeshje”, njofton klubi.

Cikalleshi ka shënuar plot 30 gola dhe 11 asiste me Konyasporin, më së shumti në karrierën e tij, dhe tashmë mbetet një lojtarë i lirë në merkato.

Ai luan prej vitit 2015 në futbollin turk, me një periudhë të shkurtër huazimi në Arabi, teksa më herët ka luajtur në Kroaci me RNK Split, si dhe në futbollin shqiptar me Skënderbeun, Tiranën, Besën dhe Kukësin.

Sulmuesi 34-vjeçar është përfolur më parë për një rikthim në Shqipëri, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë interesim konkret për të tani që doli dhe lojtar i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco