UEFA gjobit klubin shqiptar

UEFA gjobit klubin shqiptar

10:44, 23/08/2024

UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur të luajtur me 18 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” e cila u mbyll me fitoren e thellë të miqve ne shifrat 4-0.

Në fundin e kësaj ndeshje, tifozët kuqeblu të indinjuar nga kjo humbje kanë hedhur fishekzjarre dhe sende të tjera të forta në fushën e lojës.

Komisioni përkatës një ditë më parë ka vendosur ta ndëshkoje klubin Vllaznia me një shumë prej 19.500 eurosh për hedhjen e sendeve në fushë.

Kjo shumë duhet të paguhet nga shkodranët brenda 90 ditësh nga marrja e vendimit në llogarinë e këtij institucioni.

Në këtë mënyrë Vllaznia edhe njëherë tjetër ndëshkohet nga UEFA si rrjedhojë e sjelljes së gabuar të tifozëve të saj në shkallët e stadiumit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco