Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 25 e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Barcelona pranoi ofertën për shitjen e një lojtari të rëndësishëm, nervozohen Flick dhe Deco

Barcelona pranoi ofertën për shitjen e një lojtari të rëndësishëm, nervozohen Flick dhe Deco

09:54, 23/08/2024

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick dhe drejtori sportiv, Deco, nuk janë aspak të kënaqur me veprimin e fundit të drejtuesve të klubit katalanas për shitjen e njërit prej talentëve më të mëdhenj.

Rennes thuhet se po mbyll një marrëveshje për mbrojtësin e Barcelonës, Mika Faye, i cili ishte subjekt i interesit nga e gjithë Evropa këtë verë.

Sipas gazetës “Marca”, Rennes do të paguajë 11 milionë euro për Faye dhe Barcelona ka pranuar një ofertë, por me mbajtjen e 25% të kartonit për shitjen e ardhshme.

Si trajneri Flick ashtu edhe drejtori sportiv Deco kanë pasur dyshimet e tyre për transferimin pasi e konsiderojnë Fayen një lojtar me një projeksion të mirë të së ardhmes.

Megjithatë, funksionimi ekonomik ishte i rëndësishëm dhe klubi është në një moment që ka nevojë urgjente për të ardhura.

Për më tepër, ata e kanë pozicionin e qendrës së mbrojtjes të mbuluar shumë mirë për momentin, duke marrë këtë vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco