Kahn nuk ka dyshime: Bajerni shpallet kampion këtë sezon

Kahn nuk ka dyshime: Bajerni shpallet kampion këtë sezon

09:26, 21/08/2024

Oliver Kahn ishte anëtar bordi te Bajerni nga janari 2020 deri në qershor 2021.

Ndërkohë, nga korriku 2021 deri në maj 2023 ai ishte kryetar i bordit të bavarezëve.

Ai gjithashtu ruajti portën eBajernit si lojtar nga viti 1994 deri në vitin 2008.

Tani legjenda e futbollit gjerman flet “shkoqur” për shanset e Bajernit në vigjilje të edicionit të ri, pas vitit të kaluar pa titull, në të cilin Leverkusen ishte 18 pikë përpara.

Në fund, ata dolën vetëm të tretët, ndërsa Shtutgart siguroi statusin e nënkampionit.

“Një sezon pa titull ngjall shumë reflektim në Mynih. Bavarezët do të bëjnë gjithçka që munden për t’u bërë sërish kampionë. Më besoni, Bajerni do të rikthehet në etapën e ardhshëm.

Nuk mund ta imagjinoj që Leverkusen do të ketë sërish një sezon të tillë me këtë konsistencë të madhe dhe pa asnjë humbje. Megjithatë, jam i mendimit se ata do të konkurrojnë sërish për titull.

Gjërat nuk do të ecin më aq mirë, tha Oliver. Legjenda gjermane pret që Borusia Dortmund dhe Lajpcig të jenë në luftën për titull, por nxjerr përfundimin e qartë: “Nëse skuadra e Mynihut shfrytëzon plotësisht potencialin e tyre, ata do të jenë favoritët. Nuk duhen anashkaluar as Dortmundi me Lajpcig”, e mbylli Kahn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco