Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Joao Felix përfundon testet mjekësore te Chelsea, ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi

Joao Felix përfundon testet mjekësore te Chelsea, ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi

15:40, 20/08/2024

Sot (e martë) në mbrëmje pritet të zyrtarizohet transferimi i Joao Felix nga Atletico te Chelsea.

Ylli portugez pritet të rikthehet përsëri në “Stamford Bridge”. Por, kësaj radhe si lojtar me të drejta të plota dhe jo huazim.

Është eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili ka njoftuar rreth situatës së Felix te Blutë.

“Joao Felix ka përfunduar pjesën kryesore të testeve mjekësore në Londër dhe ai do të nënshkruajë kontratën e tij më vonë sot.

Marrëveshja e vlefshme deri në qershor 2030 plus opsion për sezonin e mëtejshëm, deri më 2031.

Conor Gallagher do të fluturojë për në Madrid kur të gjitha dokumentet do të nënshkruhen për marrëveshjen e Felix”, ka shkruar Romano.

Transferimi i portugezit pritet t’i kushtojë Chelseat rreth 60 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco