Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Nëse largohet Dybala, Roma do ta zëvendësojë me një argjentinas

Nëse largohet Dybala, Roma do ta zëvendësojë me një argjentinas

15:16, 20/08/2024

Paulo Dybala vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Roma apo do të largohet.

Ylli argjentinas ka marrë një ofertë nga skuadra arabe Al Qadisiyah dhe po e mendon nëse do ta pranojë ose jo.

Klubi arab i ka ofruar kontratë tre vjeçare nga e cila ylli argjentinas do të fitoj 60 milionë euro dhe Dybala ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Megjithatë te Roma po përgatiten edhe për largimin e argjentinasit dhe kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se verdhekuqtë do ta zëvendësojnë Dybalan me bashkëkombësin e tij Rodrigo Riquelme nga Atletico Madrid.

Kryeqytetasit italianë kanë pyetur tek Atletico për çmimin e Riquelmes i cili është 25 milionë euro.

Në rast se Dybala pranon transferimin në Arabi, atëherë Roma me të gjitha forcat do të tentojë afrimin e argjentinasit tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco