Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ibrahimoviç: Blerjet i dinim para trajnerit, merkatoja e Milanit mbyllet kur them unë

Ibrahimoviç: Blerjet i dinim para trajnerit, merkatoja e Milanit mbyllet kur them unë

14:54, 20/08/2024

“Trajneri bën punën e trajnerit, klubi bën pjesën tjetër. Nuk kemi nevojë të bëjmë më blerje. Nuk kemi nevojë të heqim dorë nga askush, sepse ka shumë ndeshje, por merkatoja mbyllet kur të them unë se u mbyll. Jemi në ditën e 6-të nga 7-të”.

Kështu u shpreh Zlatan Ibrahimoviç, këshilltar i lartë i “RedBird” për Milanin gjatë konferencës prezantuese të Fofanës, i cili mbërriti pas Moratës, Pavloviçit, Emerson Rojal. “Djalli” e nisi sezonin me barazim, por nuk është ende koha për t’u shqetësuar.

“Me katër blerje të reja kemi dyfishuar alternativat dhe pastaj nëse do të nevojitet dikush kemi edhe ‘Milan Futuro’. Këto katër nënshkrime ishin objektiva edhe para zgjedhjes së trajnerit”, shpjegoi Ibra, i cili dje ishte në “Milanello” për të parë nga afër skuadrën në kuadër të sfidës së fundjavës kundër Parmës (të shtunën 18:30).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco