Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Milani dhe Juventusi interesohen për Brojën, Çelsi u vendos kusht

Milani dhe Juventusi interesohen për Brojën, Çelsi u vendos kusht

14:30, 20/08/2024

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja, është përfolur shumë gjatë kësaj merkatoje. Por ende nuk ka asgjë zyrtare përsa i përket të ardhmes së tij.

Pas një sezoni jo të mirë te Fulhami ai u kthye te skuadra e tij, Çelsi. Mesa duket ai nuk është në planet e bluve të Londrës dhe kjo është bërë e ditur shpeshherë nga mediat e huaja.

Së fundmi “The Athletic” shkruan se londinezët janë gati ta lejojnë Brojën në huazim po vetëm me detyrim blerje përfundimtare për 30 milion paundë.

Ky është kushti i drejtuesve të klubit për ata që janë të interesuar për Armandon.

Rikujtojmë që Milani dhe Juventusi e pëlqejnë sulmuesin shqiptar dhe do ta shohim nëse do t’ju interesojë kushti i Çelsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco