Mbappe padit PSG-në për 55 milionë euro të papaguara, klubi parizien rrezikon sanksione të rënda

Mbappe padit PSG-në për 55 milionë euro të papaguara, klubi parizien rrezikon sanksione të rënda

14:02, 20/08/2024

Kylian Mbappe ka denoncuar PSG-në dhe klubi francez tani realisht rrezikon të jetë në telashe.

“Martesa” mes kampionit francez dhe klubit parizian përfundoi keq, por tani që sulmuesi aktual flet spanjisht në Madrid, “leckat e shtëpisë” po fluturojnë nga dritaret.

Pasi pritën për javë të tëra, Mbappé dhe përfaqësuesit e tij ligjor morën masa duke kontaktuar UEFA-n dhe Federatën Franceze të Futbollit për t’iu raportuar pagesat e pa marra nga PSG-ja.

Këtë e raporton “Le Monde”, duke cituar edhe detajet e shifrave dhe sanksionet e mundshme për klubin parizien nëse zbulohen detyrimet ndaj Mbappe, i cili ankohet për mospagimin e 55 milionë eurove.

Një situatë e rëndë për PSG-në, e cila nëse shpallet fajtor pas hetimeve nga organet e futbollit, të vëna në lëvizje nga Mbappe, rrezikon sanksione të rënda si në Francë, ashtu edhe në nivel europian.

LFP mund të zgjedhë të bllokojë tregun e transferimeve të klubit, por në horizont mund të ketë edhe heqje të licencës së UEFA-s dhe për rrjedhojë përjashtim nga Liga e Kampionëve.

Po çfarë ndodhi? Në gusht 2023, kur Mbappé u përjashtua nga turneu aziatik për shkak të refuzimit të tij për të rinovuar kontratën, ish-lojtari i Monakos u takua me presidentin, i cili u përpoq të merrte prej tij premtimin për t’i falur 80 milionë eurot, që do të ishin si “bonus besnikërie”.

Mbappé, i cili kishte vendosur tashmë të largohej, e kishte refuzuar propozimin dhe kështu ajo shumë nuk u pagua.

Sipas Al-Khelaifi, kjo barrë do t’i binte Real Madridit, si bonus nënshkrimi për marrjen e tij lojtar të lirë.

Nga ana tjetër, vetë lojtari tani ka trokitur në gjykatë për të marrë paratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco