Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Xherdan Shaqiri pritet si hero nga tifozët e Bazelit

Xherdan Shaqiri pritet si hero nga tifozët e Bazelit

11:34, 20/08/2024

“Blick” i ka kushtuar mjaft hapësirë rikthimit të Xherdan Shaqirit te Bazeli dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit në fjalë.

“A është ai shpëtimtari? A është ai shpëtimtari që do të sjellë momente të lavdishme në FCB? Kjo mbetet për t’u parë. Por shpresat qëndrojnë tek Xherdan Shaqiri. I madh”, shkruan “Blick”.

Përmasat e një lojtari si Xherdan Shaqiri vihen re qartë nga mënyra si u mirëprit nga mijëra tifozë të Bazelit rreth stadiumit të klubit.

Ai i përshëndeti me dorë tifozëve si një mbret nga ballkoni i zyrave të FCB. 

“Është gjithmonë mirë të jesh në shtëpi. Ka pasur gjithmonë vetëm një opsion për mua, FC Basel!”, tha Shaqiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco