Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Joao Felix do të bëhet sot lojtar i Chelseat

Joao Felix do të bëhet sot lojtar i Chelseat

10:22, 20/08/2024

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano zbulon se Joao Felix do të udhëtojë sot drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore.

Më pas, gjatë ditës ylli portugez do të nënshkruajë edhe kontratën e re me “Blues”, e cila do të zgjasë deri në qershor të vitit 2030.

Gjithashtu, sipas ekspertit të transfereve, kontrata do ta përfshijë opsionin për një vit tjetër.

Joao mezi pret të rikthehet në Chelsea dhe gjithçka është në pajtueshmëri edhe me menaxherin e tij, Mendes.

Përfaqësuesi portugez e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi në Barcelonë, por gjiganti katalanas nuk e shfrytëzoi mundësinë e blerjes së kartonit të tij pasi nuk u bind me paraqitjet e lojtarit në “Camp Nou”.

As Atletico Madridi nuk e kishte ndërmend ta mbante atë, kështu që lojtari do të rikthehet në Chelsea, ku kishte luajtur edhe në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco