Milan-Torino/ Kuqezinjtë duan ta nisin mbarë me Fonsekën, fillon takimi në ‘San Siro’

Milan-Torino/ Kuqezinjtë duan ta nisin mbarë me Fonsekën, fillon takimi në ‘San Siro’

20:59, 17/08/2024

Milani nis sot zyrtarisht sezonin me ndeshjen e Serisë A kundër Torinos në “San Siro”. Kuqezinjtë duan të bëjnë mirë dhe padyshim trajneri Fonseka kërkon që të prezantohet në maksimum përballë tifozerisë që e ka pritur pak me skepticizëm.

Përballë skuadrës torineze, zgjedhjet e tij në fakt janë paksa të ndryshme me atë që janë mësuar tifozët. Teo Hernandez dhe Morata e nisin duelin e sotëm nga stoli. Loftus-Çik është më i tërhequr përkrah Benaser, ndërsa Selemakers merr vendin e anglezit si pak më i avancuar. Joviç në sulm mbështetet nga treshja e përbërë nga Çukvueze, Pulishiç dhe Leao.

Nga ana tjetër, nuk mund të mungonte mes titullarëve dhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Tomori, Çiau, Salemakers; Benaser, Loftus-Çik; Çukvueze, Pulisshiç, Leao; Joviç.

Trajner: Paulo Fonseka

TORINO (3-5-2): Milinkoviç-Saviç; Vojvoda, Koko, Masina; Belanova, Lineti, Riçi, Iliç, Lazaro; Zapata, Sanabria.

Trajner: Paolo Vanoli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco