Arne Slot e nis mbarë, Liverpooli fiton ndeshjen e parë të Premier League

Arne Slot e nis mbarë, Liverpooli fiton ndeshjen e parë të Premier League

15:41, 17/08/2024

Liverpooli ka arritur fitore në transfertën e Ipswich Town me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2024-2025 në Premier League.

Trajneri Arne Slot e ka filluar me fitore në Premier League, aventurën e tij si trajner i Reds, pasi erdhi gjatë verës si pasues i Jurgen Klopp.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më kërkuese nga vendasit, pasi mysafirët nuk po arrinin të binin në lojën e tyre.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve dhe gjysmë-rasteve, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, ekipi i Slot pati krejtësisht tjetër fytyrë duke e dominuar kundërshtarin në çdo repart dhe duke shënuar dy gola për të marrë fitoren e parë në sezonin e ri.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 60-të me anë të Diogo Jota, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Mohamed Salah.

Për golin e dytë u përkujdes vet Salah, i cili pas asistimit shënoi për dyfishimin e epërsisë  në minutën e 65-të dhe deri në fund edhe përkundër disa rasteve tjera portat mbeten të paprekura dhe Reds fituan me rezultat përfundimtar 0-2.

Pas kësaj fitore, Liverpooli merr vendin e parë me tri pikë, ndërsa Ipswich Town i fundit pa pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Reds e presin Brentfordin, ndërsa Ipswich udhëton te Manchester City.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco