Slot debuton pa asnjë blerje: Liverpuli nuk është më i dobët

Slot debuton pa asnjë blerje: Liverpuli nuk është më i dobët

11:39, 17/08/2024

Vjen momenti i debutimit të Arne Slotit në stolin e Liverpulit. Trajneri holandez do të tregojë fytyrën e skuadrës së tij të re, ndërsa të kuqtë e nisin sezonin e tyre me një transfertë kundër Ipsuiçit.

Njeriu që ka detyrën e vështirë të zëvendësojë Jyrgen Klopin në “Anfield”, do të kërkojë që të bëhet trajneri i parë në epokën e Premier Ligës që fiton ndeshjen e tij të debutimit në krye të klubit. Interesant është fakti sesi do të jetë fytyra e re e një skuadre që është klubi i vetëm i Premier Ligës që nuk ka bërë ende asnjë blerje në merkaton e kësaj vere.

Por kjo nuk e shqetëson 45- vjeçarin, i cili tha në konferencën e djeshme: “Unë e kam thënë shumë herë tashmë se skuadra jonë është vërtet e fortë dhe nuk është e lehtë të gjesh lojtarë që mund të na ndihmojnë ose forcojnë skuadrën. Zubimendi ka qenë njëri prej tyre të them të drejtën, por ka vendosur që të mos vijë. Ne shkojmë përpara me ata që kemi, jemi në një pozicion të mirë.

Drejtori Riçard po përpiqet të forcojë skuadrën sa mundet, për fat të keq Zubimendi vendosi të mos vijë. Ai bëri çdo përpjekje dhe bëri gjithçka për ta sjellë atë, por nëse një lojtar nuk dëshiron të vijë, është e qartë se ai nuk do të vijë. Nuk e kuptoj argumentin se tani jemi më të dobët sesa sezonin e shkuar. Nëse nuk e forcon skuadrën, bëhesh më i dobët”?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco