Interi para debutimit, Zhang e mbështet nga larg: Forca djema, gjithmonë me ju!

Interi para debutimit, Zhang e mbështet nga larg: Forca djema, gjithmonë me ju!

10:02, 17/08/2024

Interi e nis mbrojtjen e titullit të yllit të dytë sot, prej orës 18:30 në Genoa, kundër kuqebluve të Alberto Gilardinos.

Një sfidë e shumëpritur nga të gjithë zikaltrit, mes atyre që do të shkojnë në këtë transfertë dhe të tjerëve që do ta ndjekin ekipin e zemrës përmes TV.

Steven Zhang, president i klubit deri në qershor, kur pronësia i kaloi Oaktree, i cili zgjodhi Beppe Marotta si numrin e ri një, i lumturoi me një mesazh tifozët e Interit.

Ish-presidenti ka treguar një dashuri në rritje për Interin dhe, pavarësisht se nuk ka më asnjë rol në klub, ngjyrat zikaltër kanë mbetur në lëkurën e tij.

Për këtë arsye, në ditën e fillimit të një kampionati të ri të Serie A, ai ka dashur të tregojë afërsinë me skuadrën e Inzaghit. E bëri këtë me një postim në Instagram: “Forca djema, gjithmonë me ju”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco