Disa klube duan Armando Brojës, por askush nuk i plotëson kërkesat e Chelseat

Disa klube duan Armando Brojës, por askush nuk i plotëson kërkesat e Chelseat

09:49, 17/08/2024

Ipswich Town është në bisedime me Chelsea për huazimin e një sulmuesi.

“Tractor Boys” synonin Armando Brojën, sulmuesin shqiptar të lindur në vitin 2001, i cili gjithashtu ishte eksploruar nga Milani si një shtesë e mundshme në repartin e sulmuesve të Paulo Fonseca, por i orientuar më pas me vendosmëri te Alvaro Morata dhe mbajtja e Jovic.

Sipas “Sky Sports UK”, bisedimet mes dy klubeve angleze janë ende në një fazë të hershme, Chelsea do të preferonte shumë ta shiste lojtarin shqiptar përgjithmonë.

Në realitet, Broja është me interes për disa klube, duke përfshirë Everton, Southampton, Stuttgart dhe një ekip italian, i cili megjithatë nuk është zbuluar.

Sulmuesi, i rritur në akademinë e Chelsea, e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Fulham.

Tani është mes lojtarëve që stërviten veçmas nga ekipi i parë, pasi iu tha se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri, Enzo Maresca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco