Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Capello bën prognozën e Serie A: Interin e shoh favorit për titullin, por ja çfarë i mungon

Capello bën prognozën e Serie A: Interin e shoh favorit për titullin, por ja çfarë i mungon

09:27, 17/08/2024

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, do të startojë si favorit edhe në kampionatin 2024-2025, por nuk do të jetë si sezonin e kaluar. Asnjë “arratisje solo” dhe hendek i pakalueshëm nuk pritet me ndjekësit e zikaltërve.

Të paktën kështu është shprehur Fabio Capello në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”:

“Pika e dobët e zikaltërve? Në letër, jo, por ndoshta iu mungon një qendërmbrojtës që mund të luajë në vend të Acerbit, i cili ka inteligjencë të dukshme taktike dhe e udhëheq mirë mbrojtjen. Për pjesën tjetër, Interi është ende skuadra më e kompletuar e Serie A.

Ne duhet të shohim nëse liderët e yllit të dytë (po iu referohem mbi të gjitha Lautaro, Barella dhe Calhanoglu, d.m.th. ata që bënë diferencën) kanë ende dëshirën për t’i shtyrë të gjithë shokët e skuadrës përpara, për të fituar përsëri. Këtë kampionat, Interi nuk do të ketë një distancë të tmerrshme nga rivalët”.

Në një ekip tjetër, megjithatë, ka pak skepticizëm, por vetëm për luftën e titullit: “Atalanta? Fatkeqësisht asaj do t’i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm si Scalvini dhe Scamacca, ndoshta edhe Koopmeiners do të largohet. Por shpirti aty është i madh, – vazhdoi Capello. – Kjo u pa edhe kundër Real Madridit, Europës.

Sigurisht, Atalanta do të jetë konkurruese, shpresoj që të shfaqet Zaniolo i vërtetë, një lojtar që mund të bëjë diferencën. Koopmeiners, nëse kalon në Torino, do të jetë në gjendje t’i japë shtysë të madhe mesfushës së Juventusit. Atë e shoh si elementin që i mungonte mesfushës bardhezi sezonin e kaluar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco