U godit me thikë gjatë sherrit me fqinjët, ja si është gjendja e babait të Yamal

U godit me thikë gjatë sherrit me fqinjët, ja si është gjendja e babait të Yamal

12:00, 15/08/2024

Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, nuk është në rrezik për jetën. I goditur me thikë dje në një park makinash në Mataró, një komunë në provincën e Barcelonës, ai u shtrua menjëherë në spitalin “Can Ruti” të Badalona. Megjithatë, prognoza e tij shëndetësore mbetet serioze.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat iberike, sulmi ka ndodhur pas një sherri me fqinjët në lagjen “Rocafonda”. Bëhet fjalë për larje hesapesh, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Kërkimi për një person të katërt të përfshirë në këtë incident vazhdon.

Debati me fqinjët është filmuar në një video, që tashmë është bërë “virale”. Në video mund të shihni se si Nasraoui përpiqet të mbrohet, me ndërhyrjen e policisë.

“Më kanë kapur dhe më kanë hedhur në tokë”, – dëgjohet të thotë ai në polici.

Disa orë pas goditjes me thikë dhe frikës së pashmangshme brenda familjes “Yamal”, vetë Lamine, i qetësuar për gjendjen e babait të tij, ka qëndruar në shtëpi me Alejandro Echevarría, njeriun e besuar të Joan Laporta, i cili e ka ndjekur nga afër historinë për të ndihmuar familjen e lojtarit të ri, që është vetëm 17 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco