Quajeni “mbreti Carlo” i Real Madridit

Quajeni “mbreti Carlo” i Real Madridit

11:00, 15/08/2024

Carlo Ancelotti tani është një legjendë e Real Madridit. Trajneri italian barazoi mbrëmë legjendarin Miguel Muñoz, duke fituar trofeun e tij të 14-të si trajner i “Los Blancos”, i 30-ti në total në karrierë. Askush nuk ka bërë më mirë në historinë e lavdishme të klubit të kryeqytetit spanjoll.

Historia moderne e Real Madridit nuk mund të kuptohet pa “Mbretin Carlo”, i cili ka fituar tre nga gjashtë Ligat e fundit të Kampionëve, si Zinedine Zidane.

Në vitin 2014 ishte ai që i dha fund një pritjeje të gjatë (12 vite), duke ngritur “Décima” e lakmuar në Lisbonë, në finalen “thriller” kundër Atletico Madridit të Simeone.

Zizou, asistent trajner në atë kohë, mori drejtimin e ekipit nga Rafael Benitez në janar 2016 dhe filloi një cikël të pabesueshëm, i cili solli tre triumfe radhazi në Europë (kundër Atletico Madridit, Juventusit dhe Liverpool-it). Ancelotti u rikthye në vitin 2021 dhe menjëherë goditi “çiftin” Champions League-La Liga, një arritje që e përsëriti sezonin e kaluar.

Muñoz ngriti 14 trofe në 15 sezone, midis viteve 1959 dhe 1974, dhe është gjithashtu trajneri me më shumë paraqitje në stolin e Real Madridit, 474.

Kush e di nëse Ancelotti do të synojë ta mposhtë këtë rekord tjetër. Ai aktualisht është në pozitën e dytë, me 292 ndeshje në krye të merenguesve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco