Real Madridi nuk ndalet me trofe, fiton edhe Superkupën e Europës ndaj Atalantës

Real Madridi nuk ndalet me trofe, fiton edhe Superkupën e Europës ndaj Atalantës

22:55, 14/08/2024

Real Madridi fiton edhe Superkupën e Europës, duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 Atalantën në finalen e zhvilluar në Varshavë, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën madrilenët realizojnë dy herë.

Valverde kaloi fillimisht spanjollët në avantazh në minutën e 58-të të ndeshjes.

https://streamin.one/v/4eb08c23

Më pas, Mbappe dyfishon shifrat në të 68’ pas një asisti të Jude Bellingham.

 

 

Deri në fund rezultati nuk ndryshon më dhe skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fiton trofeun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco