Mbyllet pjesa e parë, Reali dhe Atalanta nuk gjejnë rrjetën

Mbyllet pjesa e parë, Reali dhe Atalanta nuk gjejnë rrjetën

21:58, 14/08/2024

Superkupa e Evropës po zhvillohet në Varshavë, ku pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atalantas u mbyll barazim 0-0.

“Mbretërit” e nisën ndeshjen me treshen sulmuese Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo, por vetëm në fund të pjesës së parë arritën të rrezikonin seriozisht.

Në minutën e 27-të, erdhi rasti i parë në ndeshje, ku Marten de Roon harkoi, por topi i devijuar nga Eder Miltao u ndal në shtyllë.

Ederson provoi goditjen pas disa minutash, por as ku nuk ishte i saktë.

Në kohën shtesë të pjesë së parë, Real Madridi ishte afër golit, por gjuajta e Vinicius u ndal në shtyllë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco