Flick e kërkon në skuadër, Ivan Perisic drejt Barcelonës

Flick e kërkon në skuadër, Ivan Perisic drejt Barcelonës

19:26, 14/08/2024

Ivan Perisic te Barcelona është më shumë se thjesht një sugjerim.

Duke i dhënë lamtumirën Hajdukut të Splitit pas krisjes me trajnerin Gennaro Gattuso, (i argumentuar si përjashtim për arsye disiplinore), ish-lojtari i Interit mund të transferohet në La Liga.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, zbulojnë nga Kroacia, do ta kishte thirrur për ta bindur të transferohej në Katalonjë: të dy kanë punuar së bashku në sezonin 2019-2020 te Bayerni i Mynihut, duke fituar Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve.

35-vjeçari, i cili iu bashkua Dinamo Zagrebit me një marrëveshje njëvjeçare vetëm në korrik, luan si në të majtë ashtu edhe në të djathtë në frontin e sulmit.

Duke marrë parasysh të gjitha gjërat, ai është në të njëjtin rol si Nico Williams, blerja e të cilit, megjithatë, u bë e vështirë pas ardhjes së Dani Olmos në Barcelonë.

Arsyeja? Kufizimet e vendosura nga “fair play” financiar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco