Futbollisti shqiptar, gol dhe asist në Conference League

Futbollisti shqiptar, gol dhe asist në Conference League

18:12, 14/08/2024

Nazmi Gripshi vazhdon të jetë protagonist absolut i ecurisë së skuadrës së Astanës në këtë periudhë të sezonit, pasi me lojën dhe golat e tij po bëhet vendimtar për të ndihmuar ekipin që të sigurojë objektiva të rëndësishëm.

Sot ai ka shënuar dhe ka dhënë asist për të siguruar që skuadra kazake të arrinte në play-off të Ligës së Konferencës.

Pas fitores 2-1 në transfertë ndaj rumunëve të Hunedoara, Astana ka vendosur dominimin e plotë në ndeshjen e kthimit në shtëpi, duke gjetur shpejt avantazhin me ish-sulmuesin e Besës dhe Skënderbeut, Çinedu, teksa vuri ndeshjen në kontroll të plotë.

Çinedu shënoi në pjesën e dytë edhe golin e rezultatit 3-0, ndërsa më pas e kishte radhën Gripshi të bënte protagonistin.

Në minutën e 73-të të takimit, ai mori topin nga e majta dhe lëshoi një goditje të pakapshme në trekëndëshin e largët të portës për golin e rezultati 4-0.

Vetëm 2 minuta më vonë, ishte pikërisht mesfushori ofensiv shqiptar ai i cili dha asistin për Tomasov i cili shënoi golin e rezultatit 5-0.

Si Gripshi, ashtu edhe Çinedu më pas u zëvendësuan nga trajneri, ndërsa Astana fitoi me lehtësi 6-1 sfidën për të kaluar në turin tjetër ku e pret fituesi i çiftit St. Mirren-Bran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco