Morata prezantohet në ‘San Siro’: Nuk ju premtoj trofe, por do japim gjithçka për fanellën e Milanit

Morata prezantohet në ‘San Siro’: Nuk ju premtoj trofe, por do japim gjithçka për fanellën e Milanit

17:55, 14/08/2024

Alvaro Morata, sulmuesi i Milanit, u prezantua dje edhe para një “San Siro”-je me mbi 50 mijë tifozë në tribunë.

Gjithçka para miqësores në kuadër të trofeut “Silvio Berluskoni, kur numri 7 kuqezi i ka kthyer mirëpritjen e ngrohtë nga turma milaniste me fjalët e mëposhtme të folura në qendër të fushës të cilat u shoqëruar me brohoritma: “Faleminderit të gjithëve që erdhët ta na shikoni edhe pse është shumë vapë. Nuk mund t’ju premtojmë tituj, por ju siguroj se unë dhe shokët e mi do të japim gjithçka për këtë fanellë.

Shpresoj të gjejmë veten këtu në fund të sezonit me mesin e fushës duke festuar arritjen e ndonjë trofeu. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe le të luftojmë së bashku. Forca Milan”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco