U akuzua se ishte transgjinore, fituesja e medaljes së artë në 'Paris 2024' çon në gjyq Elon Musk

U akuzua se ishte transgjinore, fituesja e medaljes së artë në 'Paris 2024' çon në gjyq Elon Musk

15:51, 14/08/2024

Imane Khelif ishte një nga sportitste që ndodhej në qendër të vëmendjes gjatë këtyre Lojërave Olimpike, me boksieren algjeriane që u akuzua se ishte një transgjinore.

Edhe pse kishte shumë akuza ndaj saj, ajo arriti sërish të fitonte medaljen e artë në boks dhe menjëherë pas kësaj ka nisur një rrugë gjyqësore ndaj dy personazheve të njohur, të cilët e kishin akuzuar publikisht, Elon Musk dhe JK Rowling

Avokati i Khelif, Nabil Boudi tha për Variety : “JK Rowling dhe Elon Musk janë përmendur në padi. Ajo që ne kërkojmë është që prokuroria të hetojë jo vetëm këta persona, por këdo që e ndjen të nevojshme. Nëse çështja shkon në gjykatë, ata do të dalin në gjyq”.

Algjeriania ka lindur femër dhe nuk identifikohet si transgjinore apo interseks, por Khelif u përball me kritika në mediat sociale nga një numër figurash publike duke thënë se ajo është mashkull dhe nuk duhet të marrë pjesë.

Autorja e Harry Potter-it, Rowling, sulmoi Khelif pas fitores së saj ndaj boksieres italiane Angela Carini. Kjo e fundit e la ndeshje e raundit të 16 vetëm pas 46 sekondash, duke refuzuar t’i shtrëngonte dorën Khelifit dhe duke pretenduar se ajo kurrë nuk ishte goditur aq fort.

Rowling e akuzoi Khelifin se ishte një burrë që shijonte shqetësimin e një gruaje që sapo e goditi me grusht në kokë.

Pronari i Twitter dhe Tesla, Musk, ndau një postim rreth Khelif duke pretenduar se burrat nuk i përkasin sporteve të grave. Dhe Trump postoi një foto nga lufta Khelif-Carini me mbishkrimin: “Unë do t’i mbaj burrat jashtë sporteve të grave!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco