Dybala joshet nga milionat arabe

Dybala joshet nga milionat arabe

15:12, 14/08/2024

 

Paulo Dybala tundohet nga milionat në Arabinë Saudite. Lajmet e fundit tregojnë se argjentinasi është bindur dhe ka pranuar ofertën e Al Kadsia.

Klubi nga Lindja e Mesme do t'i paguajë 12 milionë euro Romës që kërkon ta largojë futbollistin dhe për shkak të pagës së lartë që ai ka. Dybala pritet të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2027, nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në sezon.

Detaje të tjera ende nuk bëhen të ditura, por të dyja palët janë optimiste se marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt.

Sezonin e kaluar, Dybala u aktivizua në 39 ndeshje në total me fanellën e Romës, shënoi 16 gola dhe dhuroi 10 asist. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco