Real Madrid-Atalanta/ Gjithçka duhet të dini për Superkupën e Europës

Real Madrid-Atalanta/ Gjithçka duhet të dini për Superkupën e Europës

12:19, 14/08/2024

 

Sonte, në orën 21:00, Atalanta do të përballet me Real Madridin në Varshavë, pas triumfit në Dublin më 22 maj. Gasperini dhe të tijtë synojnë një tjetër mrekulli, ndoshta të mahnitin sërish në Europë.

Superkupa e Europës është në pritje, bergamaskët do të përpiqet të luftojë me “gardën e vjetër” ndaj Real Madridit të mbushur me yje, por ende jo të kolauduar si duhet për sezonin e ri. Gasperini duhet të bëjë pa shumë emra të mëdhenj për shkak të lëndimeve (Scalvini, Scamacca dhe Zaniolo jashtë) dhe problematikave të merkatos (shih rastin Koopmeiners).

Ancelotti, nga ana tjetër, në një derbi tërësisht italian pankinash, pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues, me Bellingham, Rodrygo, Mbappé dhe Vinicius, të gjithë duke filluar nga minuta e parë. Qëllimi? Për të fituar një tjetër trofe te “Los Blancos”. Një zakon tani, gjithmonë shumë i këndshëm dhe i shpeshtë.

STATISTIKA, GJITHCKA DUHET TE DINI

– Ky do të jetë edicioni i 49-të i Superkupës së Europës. Në 48 edicionet e mëparshme, titulli është fituar nga 25 ekipe të ndryshme nga 12 kombe të ndryshme. Për më tepër, gjashtë edicionet e fundit të kompeticionit kanë parë gjashtë ekipe të ndryshme që e kanë ngritur trofeun.

– Spanja (16) dhe Italia (9) janë dy nga tri kombet që mburren me numrin më të madh të triumfeve në Superkupën e Europës. Në vendin e dytë është Anglia (10).

– Ky do të jetë takimi i tretë mes Real Madridit dhe Atalantës në të gjitha garat, pas ndeshjes së dyfishtë në raundin e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve 2020-2021. “Los Blancos” fituan në të dyja rastet (1-0 në Bergamo, më 24 shkurt 2021, dhe 3-1 në Madrid, më 16 mars).

– Kjo do të jetë finalja e katërt e Superkupës së Europës që luhet midis një skuadre italiane dhe spanjolle. Bilanci është 2 triumfe italiane (të dyja nga Milani, kundër Barcelonës më 1989 dhe kundër Sevilla më 2007) dhe 1 triumf iberik (nga Atletico Madrid kundër Interit në vitin 2010).

– Kjo e sotmja do të jetë pjesëmarrja e nëntë e Real Madridit në një finale të Superkupës së Europës. Madrilenët do t’i bashkohen kësisoji Barcelonës në vendin e parë, mes skuadrave që kanë marrë pjesë më shpesh në finalen e këtij kompeticioni.

– Nga ana tjetër, Atalanta do të bëhet skuadra e 41-të e ndryshme që merr pjesë në një finale të Superkupës së Europës.

– Nëse do të ketë sukses, Atalanta do të bëhet fituesja e pestë e ndryshme italiane e Superkupës së Europës, pas Milanit, Juventusit, Lazios dhe Parmës. Vetëm Anglia krenohet me më shumë skuadra të ndryshme, që e kanë fituar trofeun në fjalë (6, ndërsa Spanja ka 5).

– Carlo Ancelotti mund të bëhet trajneri i parë në histori që fiton Superkupën e Europës pesë herë. Aktualisht e ndan rekordin e sukseseve në këtë kompeticion me Pep Guardiolën (të dy nga katër), Ranieri, Fabio Capello, Gianluca Vialli, Giovanni Trapattoni, Marcello Lippi dhe Nevio Scala (nga një herë).

– Në finalen e Champions League 2023-2024 kundër Borussia Dortmundit, Vinícius Júnior u bë lojtari më i ri që shënoi në dy finale të ndryshme të këtij kompeticioni, në moshën 23 vjeç e 325 ditë (ai e kishte arritur tashmë këtë më 2022 kundër Liverpool-it), duke mposhtur rekordin e mëparshëm të Lionel Messit (23 vjeç e 338 ditë më 2011).

– Në këtë ndeshje, dy nga katër mesfushorët e lindur në mijëvjeçarin e ri (nga 1 janari 2001 e në vazhdim), të cilët kanë mundur të shënojnë më shumë se 10 gola dhe të japin më shumë se 10 asiste në të gjitha garat, do të përballen me njëri-tjetrin: Jude Bellingham (23 gola+13 asiste – qershor 2003) dhe Charles De Ketelaere (14 gola+11 asiste – mars 2001). Të tjerët ishin Florian Wirtz (18G+19A – maj 2003) dhe Cole Palmer (27G+15A – maj 2002).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco