Redon Xhixha protagonist me gol në kohët shtesë, Qarabag siguroi play-off-in e Champions

Redon Xhixha protagonist me gol në kohët shtesë, Qarabag siguroi play-off-in e Champions

10:51, 14/08/2024

 

Redon Xhixha është bërë përsëri protagonist me gol me fanellën e skuadrës së Qarabak, këtë herë në arenën më të rëndësishme të futbollit europian, Champions League.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në kohët shtesë të ndeshjes së skuadrës së tij në turin e tretë të kualifikuesve në transfertë ndaj Ludogorets.

Ndeshja kishte shkuar me shtesa pasi fitores 2-1 të bullgarëve në ndeshjen e parë, ndërsa azerët u përgjigjën dje 2-3 në transfertë. Në shtesë, Qarabag shënoi edhe golin e katërt, teksa vendasit u hodhën të gjithë në sulm për të rivendoisur baraspeshën.

Në fillimin e shtesës së dytë, trajneri Gurbanov aktivizoi Xhixhën dhe sulmuesi nuk zhgenjeu, teksa në minutën e 111 të ndeshjes shënoi golin për rezultatin 5-2 që bëri formalitet kualifikimin për ekipin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco