PSG gjen zëvendësuesin e Mbappe, pranë firmës me talentin 19-vjeçar

PSG gjen zëvendësuesin e Mbappe, pranë firmës me talentin 19-vjeçar

10:24, 14/08/2024

 

Paris Saint Germain dëshiron të përforcojë shumë sulmin, sidomos pas largimit të Kylian Mbappe.

Desire Doue është emri kryesor për momentin në kryeqytetin francez. 19-vjeçari është pjesë e Rennes, teksa në dy sezonet e para si profesionist ka zhvilluar 75 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar edhe 5 asist, teksa shihet si një nga premtimet e futbollit francez.

Kjo lëvizje në krahun tjetër mbyll përfundimisht mundësin e kalimit te PSG të Rayan Cherki, me lojtarin që prej kohësh e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco